Më 10 dhe 11 gusht 2025, në lokalitete të ndryshme të Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria katër persona: I.A. (37) nga fshati Saraj, J.J. (28) nga fshati Batinc, si dhe F.V. (24) dhe V.B. (49), të dy nga Shkupi. Arrestimet u kryen pasi tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresa përkatëse nga organet kompetente.TS