SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër S.K. (44) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës”. Më 27.01.2025, në Shkup, i denoncuari ka vepruar në mënyrë agresive dhe ka refuzuar t’i përmbahet urdhrave të policisë. Ai, duke drejtuar automjetin “Volkswagen Polo”, ka goditur një nëpunës policor, duke i shkaktuar lëndime. Pas përfundimit të hetimeve, do të ndërmerren masat ligjore përkatëse.TS