Kryetarja e Shkupit ka dalë me kritika të ashpra ndaj institucioneve shtetërore dhe qeverisë për, siç thotë ajo, heshtjen e qëllimshme ndaj krimeve urbane të kryera në Komunën e Çairit nga Visar Ganiu dhe Izet Mexhiti.

Reagimi i saj vjen pas stuhisë së fuqishme që goditi dje Shkupin, ku në Çair ra kulmi i një ndërtese shumëkatëshe – e dyshuar se është ndërtuar pa standarde të duhura sigurie.

“Heshtin përballë kriminelëve në Çair, nuk guxojnë t’u thonë asnjë fjalë, i mbrojnë me jetë, i lejojnë të mendojnë se me pushtet dhe para mund të blejnë gjithçka dhe të vazhdojnë me krimet e tyre sikur kjo të jetë diçka normale,” ka shkruar Danella Arsovska në FB.

Ajo thekson se, ndryshe nga qytetarët e ndershëm që i respektojnë ligjet dhe paguajnë taksat, “këta ndërtojnë ndërtesa shumëkatëshe pa standarde sigurie, pa llogari statike, pa projekte, pa paguar as komunalitë dhe as tatimet.”

Arsosvska paralajmëron se “dita kur ky krim nuk do të mund të fshihet dhe të heshtet më, do të jetë tashmë shumë vonë.”.

Vlen të thekësohet se kryetrja e Shkupit ka disa muaj që po tregon keqpërdorimet në Çair, madje ajo u sulmua nga një qytetar i Çairit./TS/