Më 31 korrik 2025, rreth orës 15:30, në Departamentin Policor në Kamjan është paraqitur një rast i sulmit fizik mes bashkëfshatarëve.
Sipas denoncimit të bërë nga B.K. (48) nga fshati Kamjan, rreth orës 14:45, në një rrugë të këtij fshati, ai është sulmuar fizikisht nga I.N. (65), po ashtu banor i Kamjanit.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet dhe janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij incidenti.TS