Më 08.08.2025 në SPB Tetovë, A.D. (22) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 21:30 është sulmuar fizikisht para një objekti hotelerik nga M.J. nga Tetova, M.A. nga Shkupi dhe dy persona të tjerë, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme. Sipas denoncimit, sulmuesit përdorën një objekt të fortë, ndërsa M.J. e kërcënoi me armë zjarri. Edhe e dashura e A.D., e cila ndërhyri për ta ndalur përleshjen, u sulmua. Pas veprimeve të policisë, M.J. dhe M.A. u ndaluan në Shkup dhe ndaj tyre do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.TS