Më 07.08.2025, në ora 04:00, në SPB Tetovë është raportuar një incident nga M.A. (22) nga fshati Strimnicë, i cili ka deklaruar se rreth orës 02:00, pranë parkut afër lumit Vardar në fshat, ishte sulmuar fizikisht nga një person.

Sipas kallëzimit, pas sulmit, autori së bashku me disa persona të tjerë, kanë dëmtuar automjetin “Mercedes” me targa gjermane, në të cilin ndodheshin ai dhe kushëriri i tij H.A. (21).

Policia ka nisur masat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS