Më 06.08.2025, rreth orës 22:00, në një fshat të Gostivarit, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë në Gallatë arrestuan B.S. (46), pas një raportimi se kishte sulmuar fizikisht babain e tij 73-vjeçar dhe i kishte marrë 8,000 euro kundër vullnetit të tij.

B.S. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.TS