Më 18 gusht 2025, rreth orës 12:08, në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, policia ka privuar nga liria A.M. (36) nga Republika e Serbisë. Gjatë kontrollit kufitar, u konstatua se i njëjti figuronte në regjistrin operativ me masën “Arresto” me kërkesë të Interpolit.

I ndaluari iu dorëzua njësisë policore të Kumanovës për veprime të mëtejshme ligjore.TS