Është mbajtur samiti në Shtëpinë e Bardhë mes Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Por SHBA-të kanë zgjeruar takimin, duke ftuar edhe liderët evropianë.

Presidenti francez Emannel Macron, kancelarin gjerman Fridrisch Merz, kryeministrin britanik Keir Starmer, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ai finlandez Alexander Stubb, presidentja e Komisionit Europian von der Leyen dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte ishin të pranishëm në takim.

Ndërsa presidenti Donald Trump po fliste për një takim trepalësh mes tij, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti francez Emmanuel Macron propozon një ide: një lider evropian gjithashtu në tryezë.

President i Francës-Emanuel Macron:

Një takim në katër me pjesëmarrjen e Europës duhet të pasojë takimin trepalësh me Vladimir Putinin.

Kështu u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron, duke theksuar se kemi nevojë për garanci sigurie për të siguruar paqen.

Friedrich Merz-Kancelari gjerman:

‘Po përpiqemi të punojmë për një armëpushim, po ushtrojmë presion mbi Rusinë. Do të doja ta shihja këtë që në takimin e ardhshëm’.

‘Hapat e ardhshëm janë më të vështirët. Në takimin e ardhshëm duam të shohim një armëpushim – nuk mund ta imagjinoj që ai takim trepalësh të ndodhë pa një ndalim të luftimeve. Po punojmë për këtë, sepse besueshmëria e përpjekjeve tona sot varet, të paktën, nga arritja e një armëpushimi’.

Giorgia Meloni-Kryeministrja e Italisë:

‘Besoj se është një ditë e rëndësishme, një fazë e re pas tre viteve e gjysmë gjatë të cilave nuk kemi parë sinjale nga Rusia’.

‘Duhet të kujtojmë se nëse duam të arrijmë paqen dhe të garantojmë drejtësinë, duhet ta bëjmë këtë të bashkuar. Për këtë arsye e konsideroj një ditë pozitive. Ne mbështesim të gjitha përpjekjet për paqe. Do të diskutojmë për çështje të rëndësishme si garancitë e sigurisë dhe propozime si ajo e ngjashme me nenin 5, një propozim fillimisht italian’.

Ursula von der Leyen-Presidente e Komisionit Evropian:

‘Dua të falënderoj Trump që foli edhe për fëmijët, që janë një nga prioritetet’.

Mark Rutte-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s:

‘Nëse i luajmë mirë letrat tona, mund të ndalojmë shkatërrimin e Ukrainës’.

Volodymyr Zelensky-Presidenti i Ukrainës:

‘Pata një bisedë të mirë me Trump. Jemi dakord që siguria e Ukrainës varet nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa. Të gjithë duam t’i japim fund kësaj lufte. Folëm për këtë dhe do të vazhdojmë të flasim për garancitë e sigurisë, që SHBA-të janë të gatshme t’i japin, si edhe për përpjekjet për të kthyer në shtëpi fëmijët tanë, por edhe ushtarët, civilët, gazetarët që ndodhen në burgje’.

Donald Trump-Presidenti i SHBA-së:

‘Së bashku do të gjejmë një zgjidhje.

Para takimit me liderët, Trump tha:

‘Do ta bëjmë Ukrainën shumë të sigurt. Duhet të diskutojmë për një shkëmbim të mundshëm territori, për vijat e luftës dhe të negociojmë pozicionet. Do të përpiqemi të kemi një takim trepalësh me Putinin, sa më shpejt të jetë e mundur. Ndjej se në fund do të gjejmë një zgjidhje- e cila mund të vijë vetëm nga presidenti Zelensky dhe populli ukrainas. Dua që të ndalojnë vdekjet. Besoj se do të dalë diçka pozitive nga ky takim’.