Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i shoqëruar nga kryetari dhe kandidati për komunën e Gostivarit Valbon Limani dhe kandidatët Blerant Ramadani, Nazim Taipi dhe kryetarin dhe kandidatin e komunës së Vrapçishtit Isen Shabani gjatë ditës së djeshme kanë takuar kryetarin e komunës së Ersekës z. Erion Isai me të cilin bashkëbiseduan për mundësinë e bashkëpunimit mes kësaj komune dhe komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Në kuadër të vizitave tona në Shqipërinë juglindore patëm një takim të mirë me kryetarin e Bashkisë së Ersekës Erion Isai. Ne biseduam për mundësitë e bashkëpunimit dhe shprehëm dëshirën e përbashkët që ta nisim sa më shpejt këtë punë. Erioni na tregoi dhe muzeun e qytetit.
E falenderoj Erionin për mikpritjen që na i bëri Ersekën më të bukur.