Kryetari i ASH-së, Arben Taravari pas një takimi me kandidatin e AKI-së, për Tetovën, Bajram Rexhepin ka shkruar se është i lumtur që do ta mbështes.

“Bajram Rexhepi është pa asnjë dyshim një njeri që do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët.
Gjysma e familjes time është nga ky qytet dhe si nip Tetove jam i lumtur të mbështes Bajramin si KRYETAR që në tetor do të jetë FITIMTAR!” ka shkruar Arben Taravari

Nga ana tjetër, Rexhepi merr mbëeshtetje edhe nga ASH-ja e Ziadin Selës dhe Ilir Demiri si dhe nga profesor dhe analist të pavarur nga Tetova./TS/