Arben Taravari kryetar i ASH në Maqedoninë e Veriut i ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria ka folur rreth gjendjes së shqiptarëve atje, për të cilët tha se po shtypen nga pala maqedonase.

Teksa theksoi se kryeministri aktual maqedonas e shfrytëzoi me mjeshtëri siç e quajti ai, desinkronizimin e brendshëm të liderëve të VLERN’it.

“Në Maqedoni prej 2002 deri 2024 në pushtet ka qenë vetëmn një parti shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim.

Kryeministri Mickovski luante me mjeshtëri, ai është super intelegjent dhe e pa se ne jemi katër parti si një orketër i desinkronizumë totalisht dhe e përdoti atë rast që jo që kishte hyrë mes nesh por komunikonte me katër anëtarët e partive dhe mbante raporte miqësore”.

Thjesht unë mendoj që ai e shfrytëzoi shumë bukur me mjeshtri të jashtëzakonshme atë desinktronizim të brendshëm mes liderëve të VLEN’it.

“S’ka ndodh në Maqedoni për 35 vite që një parti politike apo një ministër të dorëhiqet vet”, tha Taravari.

Nuk shkojmë nga Evropa, këtë e thotë edhe faktori ndërkombëtarë cilindo ta pyetrni thotë Maqedonia e ka ngatërruar rrugën.

Largimi ynë prej Qeverisë shkaktoi rrëmujë në Maqedoni, së paku një muaj – dy muaj ishte gjendje e jashtëzakonshme pasi që me numra prej gjithsej 30 deputetëve shqiptarë në qeveri janë vetëm 11 deputetë shqiptarë. Kurse 19 deputetë shqiptar tashmë janë në opozitë, që bie ndesh edhe me arrëveshjen e Ohrit po edhe me një fer play politik që shumica e deputetëve shqiptarë dhe shumica e deputetëve maqedonas duhet të jenë në pushtet.

Pika e parë: Ruajtja e identitetit shqiptar: Dy vitet e fundit të qeverisjes BDI me LSDM flas prej 2022 deri në 2024 ishte kulmi i përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore në Maqedoni. Gati se gjysma e ministrave ishin shqiptarë.