Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi hyrjen në fuqi të tarifave të reja ndaj dhjetëra vendeve.

Pak para mesnatës, ai shkroi: “ËSHTË MESNATA!!! MILIARDË DOLLARË NË TARIFAT PO RRJEDHIN NË SHBA!”. India u godit me një tarifë 50%, që hyn në fuqi më 27 gusht, nëse nuk ndalon blerjen e naftës ruse.

Trump paralajmëroi edhe një tarifë 100% për çipat e prodhuar jashtë SHBA-së. Apple reagoi duke njoftuar investim 100 miliardë dollarë në Amerikë. Laosi, Mianmari dhe Brazili u goditën me tarifa 40-50%.

BE pranoi tarifë 15%, ndërsa Tajvani mori 20%, përkohësisht. Kanadaja u përball me tarifë 35%, ndërsa Meksikës iu dha pezullim 90-ditor. Kina dhe SHBA janë në negociata përpara skadimit të pauzës së tarifave më 12 gusht.