Më 5 gusht 2025, në orën 22:15, në SPB Tetovë është pranuar denoncimi i S.M. (47) nga fshati Pirok i Tetovës, e cila njoftoi se kishte dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri dhe kishte gjetur tre gëzhoja para oborrit të shtëpisë së saj. Një ekip policor ka kryer menjëherë kontroll në vendngjarje dhe ka sekuestruar gëzhojat për procedim të mëtejshëm. Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rastit.TS