Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike – Gostivar ngriti kallëzim penal kundër Z.A. (68) nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Kërcënimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose zënkës”. Më 19.07.2025, i denoncuari u paraqit në mënyrë agresive ndaj S.Q. (43) nga fshati Çajle, duke tentuar ta sulmojë me thikë. Pas dokumentimit të rastit, do të ndiqen veprimet ligjore përkatëse.TS