MPB njofton se më datë 04.08.2025, në orën 11:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria R.L. (39) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje” në tentativë, në parkingun e Spitalit Klinik të Tetovës.
Ai është kapur në momentin kur ka tentuar të marrë para nga një automjet i tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të J.M. (29) nga Tetova.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.