Gjatë 24 orëve të fundit në RMV, deri në orën 07:00 janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit.

Nga këto, tetë janë aktive, njoftojnë sot Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarret aktive janë në territorin e komunave Makedonski Brod, Prilep, Dollnen, Rosoman, Kërçovë, Studeniçan, Veles, Sopisht.

Zjarret e shuar ishin në territorin e komunave Mavrovë – Rostush, Bogovinë, Strugë, Kërçovë, Likovë, Staro Nagoriçan, Dollnen, Kratovë, Studeniçan, Gazi Babë, Ilinden, Vasilevë, Gjevgjeli, Strugë, dy në zonën e Gjorçe Petrov dhe tre në zonën e Kumanovës.