Më 15.08.2025, rreth orës 09:30, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka paraqitur kallëzim në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, duke raportuar se ishte mashtruar nga F.I. nga Shkupi.

Sipas denoncimit, F.I. i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin për patentë shoferi, duke i marrë 1700 euro. Pas marrjes së shumës, i dyshuari nuk ka pranuar më të kontaktojë me të, dhe atëherë i riu e kuptoi se ishte viktimë e mashtrimit.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS