Më 15.08.2025, rreth orës 14:00, në rrugën “Goce Delçev” në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria O.S. (46) nga Tetova. Ai ishte raportuar se në shtëpinë e tij familjare kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 75-vjeçar.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS