Më 15.08.2025, rreth orës 22:00, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor i Grupçinit e kanë privuar nga liria I.M. (51) nga një fshat i Tetovës. Ai ishte raportuar se në shtëpinë e tij familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Pas arrestimit, i dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS