Më 15.08.2025, në orën 16:20, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria T.M. (42) nga Tetova. Ai ishte raportuar se rreth orës 15:25, në shtëpinë e tij familjare, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

T.M. është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS