Më 18 gusht 2025, rreth orës 20:30, në Stacionin Policor të Tetovës është paraqitur një rast dhune ndaj një të mituri. Denoncuesja E.A. (58) nga fshati Trebosh ka raportuar se nipi i saj është sulmuar fizikisht nga personi përgjegjës në një park argëtimi në Tetovë.
Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS