Më 11 gusht 2025, rreth orës 00:40, policia e SPB-së Tetovë arrestoi 40-vjeçarin R.L. nga Tetova, pasi u kap në flagrancë nga një qytetar duke kryer një vjedhje. Ai u shoqërua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.TS