Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj thirjeve shoviniste të prezencë të Kryeministrit gjat ndeshjes së basketbollit në Kumanovë.

Me këtë rast Ajdari ju ka bërë thirje pozitës shqipëtare që dënimet ti bëjnë në qeveri e jo në rrjete sociale sa për sy e faqe dhe për të manipulluar me popullin.

“Politika nuk bëhet në facebook dhe nuk matet me “like”. Për të mbrojtur dinjitetin e popullit tënd duhet angazhim serioz dhe kredibilitet por mbi të gjitha të mos kesh bërë kompromise në dëm të çështjes kombëtare, asnjëherë”- ka shkruar Ajdari.

Ja postimi i plotë

Dënoni ashpër në qeveri atje ku duhet e jo në opinion sa për sy e faqe. Nuk janë punë të vogla thirjet shoveniste të publikut në prezencë të kryeministrit, i cili është institucion që duhet t’i përfaqësojë e të jetë në krah të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Politika nuk bëhet në facebook dhe nuk matet me “like”. Për të mbrojtur dinjitetin e popullit tënd duhet angazhim serioz dhe kredibilitet por mbi të gjitha të mos kesh bërë kompromise në dëm të çështjes kombëtare, asnjëherë.

Tani e tutje, ju rini rehat se vjen #tetori dhe do të merni përgjigje nga qytetarët.