Një person ka rënë nga kati i tetë në një objekt banesor në Skenderaj.

Ky rast aktualisht është i klasifikuar nga Policia si “vdekje e dyshuar”.

këtë e ka konfirmuar Fexherije Pllana, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Viktima është mashkull i moshës 26-vjeçare.

“Me datë 24.08.2025, rreth orës 21:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor dhe ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF Skenderaj. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 26 vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën”, ka thënë ajo.

Në lidhje me rastin tragjik, Policia ka deklaruar se hetimet për rastin kanë nisur.