Ajo që nisi si një mbrëmje festive në një aheng familjar në një restorant në Shkabaj, përfundoi në një incident të dhunshëm, ku u përfshi këngëtari i njohur Shpat Kasapi.

Sipas Sinjalit, Kasapi dhe një familjar i tij, Albin Kasapi, janë sulmuar fizikisht nga tre persona.

Nga përplasja, njëri prej të sulmuarve ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Policia ndërhyri dhe shoqëroi të dyshuarit dhe viktimat në stacionin policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Autoritetet kanë hapur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të incidentit.