Tripunovski: Janë paguar mbi 407 milionë denarë për pothuajse 8.000 bujq, bujqësia mbetet prioritet i Qeverisë

Në konferencën për shtyp të sotme, dua t’ju informoj se sot janë realizuar pagesa në vlerë mbi 407 milionë denarë për afër 8.000 bujq të evidentuar në regjistrin tonë.
Konkretisht, janë paguar 259 milionë denarë për 4.143 bujq në kuadër të nënmasës 1.7, për kultura kopshtare të dorëzuara në kapacitete përpunuese, në kuadër të Programit për mbështetje financiare për vitin 2024.
Shuma e pagesave direkte është 3 denarë për kilogram për të gjitha kulturat kopshtare, përveç specit të llojit kurtova kapija, për të cilin pagesa direkte është 5 denarë për kilogram, për prodhimin e dorëzuar gjatë periudhave maj-qershor dhe nëntor-dhjetor të vitit 2024.
Kjo masë është thelbësore për mbështetjen e kopshtarëve tanë, të cilët janë të përkushtuar në prodhimin cilësor të destinuar për përpunim të mëtejshëm.
Njëkohësisht, sot u realizua pagesa prej mbi 147 milionë denarë për 3.686 bujq për masën 2.3, për qumështin e lopës, deles dhe dhisë të prodhuar dhe dorëzuar, në kuadër të Programit për mbështetje financiare për vitin 2025.
Shuma e pagesës direkte është 6 denarë për litër për qumështin e lopës dhe 7 denarë për litër për qumështin e deles dhe të dhisë.
Këto pagesa kanë të bëjnë me periudhën janar, shkurt dhe mars të vitit 2025, duke dëshmuar mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e blegtorisë.
Përkujtojmë se që nga fillimi i mandatit, si ministri kemi realizuar pagesa mbi 11 miliardë denarë për bujqit, çka përbën një dëshmi të qartë për përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të bujqësisë maqedonase.
Përkushtimi ynë për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore maqedonase do të vazhdojë.
Përmes një pune të përgjegjshme dhe menaxhimi të kujdesshëm, kemi treguar se po ndërtojmë themelet e ndryshimeve dhe po e vlerësojmë punën e bujqve maqedonas.
Edhe në periudhën në vijim do të vazhdojmë me mbështetje për bujqit maqedonas, sepse bujqësia mbetet një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë.