Fitore Qirezi, një nga themelueset e Lëvizjes Demokratike – LD të Izet Mexhitit në Çair, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake. Ajo e ka bërë të ditur vendimin e saj përmes një postimi publik, ku shprehet e zhgënjyer dhe e lënduar nga mënyra se si është trajtuar brenda strukturave të partisë.

“Pas një reflektimi të gjatë, ju njoftoj se kam vendosur të jap dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake nga partia që edhe vet isha themeluese!Te VLEN nuk kishte vend për mua, andaj distancohem nga çdo aktivitet politik.
Revoltën time e ndaj për mungesën e përkrahjes dhe mbështetjes nga anëtaret e kryesisë së FG-së, të cilat kanë qenë të njoftuara për padrejtësitë që i ka përjetuar një anëtare e tyre e përkushtuar dhe e zellshme.
Nga sot, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe nuk ua dëshiroj asnjërës nga ju zhgënjimin e thellë që unë kam përjetuar” ka shkruar Fitore Qirezi

Ndryshe Fitore Qiriazi është drejtoreshe e shkollës 7 Marsi në Çair.
Vlen të thekësohet se edhe Muhamet Ameti një nga themeluesit e LD-së është distanciuar nga politikat e Izet Mexhitit. Sipas inforamcioneve të TS, së shpejti do të ketë edhe shumë dorëheqje nga LD-ja dhe VLEN-i /TS/