Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një deklaratë të rëndësishme lidhur me luftën në Ukrainë. Ai theksoi se brenda dy javëve do të jetë e qartë nëse do të arrihet paqe në këtë rajon të trazuar.
“Brenda dy javëve do të dimë nëse do të ketë paqe në Ukrainë. Më pas ndoshta do të duhet të ndjekim një qasje tjetër”, tha Trump.
Ai ka lënë të kuptohet se në rast se situata nuk përmirësohet, do të jetë e nevojshme të ndryshohet strategjia për të adresuar më mirë zhvillimet në terren.
Ndryshe, Trump është takuar gjatë premtes së kaluar me presidentin rus, Vladimir Putin për të gjetur një zgjidhje për përfundimin e luftës në shtetin ukrainas.