Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën me shaka se dhënia fund e luftës midis Ukrainës dhe Rusisë do ta ndihmonte të shkonte në parajsë, duke bërë shaka se kishte dëgjuar se është “në fund të polit të totemit”.
“Nëse mund të shpëtoj 7000 njerëz në javë nga vdekja, dua të bëj çmos – ndoshta, nëse është e mundur, të meritoj parajsën. Po dëgjoj që nuk jam në rrugën e mirë drejt asaj. Por, nëse kam ndonjë shans për të shkuar në parajsë, kjo do të jetë arsyeja”, tha ai.
Trump dhe zyrtarët evropianë diskutuan garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje që do të parandalonte agresionin e ardhshëm rus, raporton skynews.
Lideri amerikan dha pak detaje se si do të dukej kjo, përveçse vuri në dukje se Evropa ka të ngjarë të mbajë barrën kryesore të këtyre përpjekjeve të sigurisë.
“Do të ketë një formë sigurie. Nuk mund të jetë NATO, sepse kjo nuk është diçka që mund të ndodhë ndonjëherë”, tha 79-vjeçari.
Trump gjithashtu përsëriti se Ukraina duhet të heq dorë nga disa territore si pjesë e çdo marrëveshjeje përfundimtare, megjithëse ai ka thënë vazhdimisht se kjo varet prej ukrainasve.
Ndryshe, Trump po angazhohet për organizimin e një takimi Zelenskyt dhe presidentit rus, Valdimir Putin.