Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar sërish pasardhësin e tij, Joe Biden, duke e fajësuar drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë dhe për mënyrën si është menaxhuar kriza në marrëdhëniet me Rusinë.

Në një prononcim të fundit për mediat, Trump deklaroi se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte ende në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo është lufta e Joe Bidenit. Jo e imja. Gjatë katër viteve të presidencës sime, kjo çështje nuk u diskutua asnjëherë me seriozitet. Presidenti rus, Vladimir Putin nuk kishte ndërmend të hynte në Ukrainë,” tha Trump.

Duke komentuar më tej situatën aktuale, ai e cilësoi luftën si një tragjedi që duhet të marrë fund sa më parë, duke theksuar se zgjatja po i sjell pasoja të rënda jo vetëm Evropës Lindore, por gjithë botës.

Kujtojmë se lideri amerikan, Trump i ka dhënë ultimatum deri më 8 gusht presidentit rus, Vladimir Putin të përfundojë luftën në Ukrainë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.