Portali TS mëson se deputeti i Frontit Kombëtar, Skender Rexhep Zejdi, pritet të emërohet zyrtarisht sot si kandidat për Komunën e Shkupit.

Zejdi, i cili është edhe lider i partisë Populli, njihet si një nga deputetët më aktivë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Me kandidimin e Zejdit, vazhdon të plotësohet paketa e Aleancës Kombëtare për kandidatët në zgjedhjet lokale të tetorit.

Ndërkohë, dje BDI promovoi katër kandidatë për kryetarë komunash – për Kërçovën, Likovën, Studeniçanin dhe Çashkën – ndërsa për Bërvenicën u shpreh se do të mbështesë kandidatin e pavarur Enver Pajaziti.

Nga ana tjetër, siç deklaruan edhe nga BDI, për tre komunat tjera do të vendset ditëve në vijim si për Dollnein, Pllasnicën dhe Bogovinën. /TS/