Urat mbi Ibër, Prattipati: Administrata Trump ishte e qartë, përparësi i jepet sigurisë dhe stabilitetit

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Annu Prattipati, është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.
Teksa ka folur për raportet e SHBA me Qeverinë Kurti, ajo e përmendi edhe çështjen e ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër.
“Administrata Trump ka qenë shumë e qartë: përparësi i jepet sigurisë, stabilitetit dhe marrëdhënieve të drejta ekonomike. Nëse qeveria e Kosovës ndan këto prioritete dhe angazhohet për paqe e stabilitet, hapen mundësi të mëdha për bashkëpunim’, ka theksuar diplomatja në T7.
Ajo po ashtu ka komentuar rreth hezitimit ndërkombëtar për të ndërhyrë më shumë në proces duke përmendur arsye konkrete për këtë dhe duke u dhënë porosi për krerët e partive.