Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen tha se është e indinjuar nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev, të cilat dëmtuan gjithashtu ndërtesën e misionit të BE-së. Der Lejen tha se dy raketa ranë brenda 50 metrave nga zyrat e BE-së brenda 20 sekondave. Ajo tha se sulmet janë tregues i qartë se Moska nuk do të ndalet.

“Jam e indinjuar nga sulmi ndaj Kievit, i cili goditi edhe zyrat tona në BE. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës me dron dhe raketa në kryeqytet që nga korriku. Ishte një sulm edhe ndaj delegacionit tonë. Dy raketa goditën në një distancë prej 50 metrash delegacionin brenda 20 sekondave. Ky sulm tregon se Kremlini nuk do të ndalet para asgjëje për të terrorizuar Ukrainën, duke vrarë verbërisht civilë, burra, gra dhe fëmijë, dhe madje duke shënjestruar Bashkimin Evropian”, tha Ursula von der Lejen, Presidente e KE-së.