Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Kristijan Todorovski Karposh” në Shkup, ku një vajzë 11-vjeçare është goditur nga një veturë. Vajza e mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në vendin e ngjarjes ka kryer inspektim ekipi i SPB Shkup.
Më 05.08.2025 në ora 22:00 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Kristijan Todorovski Karposh” në Shkup, një veturë “Audi” me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.F. (23) nga Shkupi, ka goditur vajzën 11-vjeçare nga Shkupi. Ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Inspektimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Shkup.