Më 13 gusht 2025, rreth orës 20:00, në rrugën “August Cezarec” në Shkup, një automjet tip Renault Twingo me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.P. (21) nga Shkupi, ka goditur një vajzë 9-vjeçare këmbësore.

E mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë një ekip hetimor nga SPB Shkup.TS