Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri sot në orën 13:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 11 zjarre në hapësirë të hapur. Nga to, 7 zjarre mbeten aktive, ndërsa 4 janë shuar. Ndër zjarret që ende është aktiv është ai në rezervatin “Jasen”. Drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, tha se pilotët e guximshëm të helikopterëve policorë po e fluturojnë mbi zjarrin në “Jasen” dhe me veprim të saktë po i shuajnë gjuhët e flakëve në një humnerë të thellë.

“Sa i përket zjarrit të madh në “Jasen” edhe sot vazhdojmë me strategjinë e njëjtë, e pastrojmë nga vegjetacioni majën. Ka mbetur edhe një pjesë e vogël nga kjo kreshtë, që siç mund të shihet është pastruar tërësisht nga vegjetacioni për flakët që duhet të vijnë nga kjo anë, e ndalim këtu dhe nuk e lejojmë të kalojë nga ana tjetër. Të njëjtën gjë e kemi bërë nga ana e epërme e kreshtës, atje kur përfundon andaj besoj se sot vatra do të rrethohet dhe ndalet”, theksoi Stojançe Angellov, drejtor i DMSH.