Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në institucione, shifra shqetësuese në Operën dhe Baletin shtetëror

Diskriminimi i shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore vazhdon të jetë një problem serioz që pasqyron dështimin e institucioneve dhe veçanërisht të Qeverisë së VLEN. Procesi i punësimeve është në fazë thuajse zero, dhe kjo situatë prek edhe institucione të rëndësishme kulturore si Opera dhe Baleti shtetëror informon Tetovasot.
Sipas të dhënave zyrtare, nga gjithsej 42 punonjës të këtij institucioni, 41 janë maqedonas, ndërsa vetëm një person është shqiptar. Kjo situatë nxjerr në pah mungesën e përfaqësimit të denjë të shqiptarëve dhe tregon një problem të thellë në barazinë etnike në vendin tonë transmeton Tetovasot.
Ky diskriminim i vazhdueshëm kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar drejtësi dhe mundësi të barabarta për të gjitha komunitetet në institucionet publike.