Një gazetar tjetër ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga sulmi izraelit mbi spitalin Nasser në Gazën jugore të hënën, raporton BBC.
Ahmad Abu Aziz thuhet se vdiq nga plagët e marra në sulm, duke e çuar numrin total të gazetarëve të vrarë në sulmin e së hënës në pesë.
Njëri nga gazetarët e vrarë dhe një nga ata të plagosur raportohet se ishin të kontraktuar nga agjencia e lajmeve Reuters, ndërkaq një tjetër nga agjencia e lajmeve Associated Press.
Një gazetar tjetër punonte për agjencinë me bazë në Katar, Al Jazeera.
Spitali, sipas zyrtarëve në Gazë është goditur dy herë të hënën, teksa të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi.