Vildane Zeneli mahnit në brigjet italiane – modelja kosovare rikthehet në Europë më provokuese se kurrë

Vildane Zeneli mahnit në brigjet italiane – modelja kosovare rikthehet në Europë më provokuese se kurrë
Modelja e njohur kosovare, Vildane Zeneli, po i shijon ditët e nxehta të verës në një nga destinacionet më luksoze të Europës – Liqenin e famshëm të Comos në Itali. Me një paraqitje plot stil dhe sensualitet, Vildanja ka ndezur rrjetet sociale me imazhet e fundit të publikuara për ndjekësit e saj.
E njohur për karrierën e suksesshme në botën e modës në Miami të SHBA-së, bukuroshja kosovare ka vendosur të rikthehet për pak kohë në Europë, duke zgjedhur si destinacion një prej perlave të Italisë veriore. Dhe sigurisht, nuk ka munguar që ky rikthim të shoqërohet me poza provokuese që e vënë në pah linjat e saj perfekte.