Vit i ri shkollor me probleme të vjetra / Prindërit ankohen për çmime të larta, Mickoski paralajmëron shportë shkollore

Fillimi i vitit shkollor po afrohet dhe bashkë me të edhe përgatitjet për kthimin në shkollë. Kjo do të thotë goditje e re për buxhetin familjar.
“Këto janë mjetet shkollore më të nevojshme për fillimin e vitit shkollor. Një çantë, fletore, stilolapsa dhe vegla tjera”, raporton Angell Dimovski, gazetar.
Vizituam librari mesatare për të kontrolluar se sa do të kushtonte një pako e këtillë bazë, e përbërë nga: një çantë, fletore, stilolaps, komplet me vizore, kuti për stilolapsa dhe lapsa me ngjyra. Sipas çmimeve aktuale, një pjesë e vogël e veglave më themelore kushton rreth 3,150 denarë. Sigurisht, kjo shumë ndryshon, varësisht nga marka, cilësia dhe mosha e fëmijës.
Qytetarët thonë se çmimet e mjeteve shkollore janë jashtëzakonisht të larta. Ata thonë se për një nxënës të klasës së parë shpenzojnë deri në 6 mijë denarë.
“Prindërit ankohen se janë të larta”, u shpreh një qytetar.
“Epo, 5,000 denarë ose më shumë, sipas mendimit tim, sepse unë kam kohë që kujdesem për fëmijët e mi”, tha një tjetër qytetar.
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi shportë shkollore, masa kundër çmimeve të larta dhe gjoba kundër tregtarëve të pandërgjegjshëm. Ai thotë se çmimet e veglave shkollore, të cilat kanë qenë nën kontroll për momentin, po analizohen, por nëse ka rritje të ndjeshme para shtatorit, do të ketë reagim të ashpër nga Qeveria, është shprehur ai. /Alsat.mk