Mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, beson se shoku i tij i skuadrës, Ousmane Dembele, është kandidati më i merituar për Topin e Artë këtë vit.
Topi i Artë 2025 ka ngjall shumë debat në mesin e dashamirëve të futbollit, të cilat kanë mendime të ndryshme rreth fituesit.
Revista prestigjioze, France Football, e cila e ndan çmimin më të madh individual ka publikuar tashmë 30 futbollistët e nominuar për Topin e Artë.
PSG përfaqësohet me nëntë lojtarë, pasi fituan Ligën e Kampionëve dhe trofetë vendor dhe një futbollistë i tyre shihet si fituesi më i mundshëm.
Ronaldo befason me përgjigjen kur pyetet se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025
Lexo po ashtu
Ronaldo befason me përgjigjen kur pyetet se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025
“Të gjithë ëndërrojnë që një ditë të fitojnë Topin e Artë. Nëse e fitoj këtë çmim, do të jetë e pabesueshme. Do të ishte e mrekullueshme ta ngrija trofeun”, ka thënë fillimisht Vitinha për Ligue 1+.
“Por, mendoj se Ousmane Dembele e meriton më shumë. Ai ishte lojtari që na frymëzoi dhe na udhëhoqi drejt trofeve sezonin e kaluar. Ai është një nga ata që me të vërtetë e meriton çmimin”, përfundoi mesfushori portugez.
Ndryshe, ceremonia e Topit të Artë 2025 do të mbahet me 22 shtator në Théâtre du Châtelet të Parisit.