Shefi i parit në Aleancës për Shqiptarët, Jeton Xhemaili, ka reaguar ndaj fushatës së fundit të VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së, duke i akuzuar për një sulm të sinkronizuar ndaj opozitës shqiptare.

“Vasalët edhe nuk e fshehin më, ua nguce Mickovskin hidhen direkt në sulm, në sinkronizim duke i dalë në ‘ndihmë’!” – deklaron Xhemaili.

Akuzat e tij lidhen me ngjashmërinë e kumtesave që dalin nga shtabet e VLEN-DPMNE dhe VLEN. Sipas Xhemailit, shumë nga komunikatat e VLEN-it përkthehen nga gjuha maqedonase, ashtu siç ua dikton VMRO-DPMNE, duke krijuar përshtypjen e një strategjie të përbashkët kundër kandidatëve shqiptarë.

“Ilija ua shkruajti kumtesën? ose… преведи го на албански,” – ironizon Xhemaili, duke nxjerrë në pah sinkronizimin e veprimeve të dy partive.

Ky reagim vjen pas një periudhe tensioni politik ku partitë proqeveritare janë akuzuar për përdorim të koordinuar të mediave dhe komunikatave për të minuar kandidatë të opozitës shqiptare.