Sot, kryesia qendrore e koalicionit VLEN mbajti mbledhjen e radhës, ku ndër temat kryesore ishte diskutimi për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një konferencë për shtyp nga VLEN theksojnë se prioritet mbetet përzgjedhja e kandidatëve më të pranuar për qytetarët, duke u përqendruar në figura që do të jenë në funksion të interesave lokale dhe zhvillimit komunal.

Pas diskutimeve, kryesia ka miratuar listën e mëposhtme të kandidatëve për kryetarë komunash:

Tetovë: Bilall Kasami

Çair: Izet Mexhiti

Strugë: Mendi Qyra (kandidat i pavarur)

Kërçovë: Fatmir Limani

Dibër: Fisnik Mela

Shkup: Bashkim Bakiu

Saraj: Muhamed Elmazi

Likovë: Nexhmedin Sadiku

Haraçinë: Daut Beqiri

Zhelinë: Blerim Sejdiu

Tearcë: Daut Memishi

Bogovinë: Feti Abazi

Bërvenicë: Haqim Ramadani

Dollnen: Blerim Islami

Nga VLEN gjithashtu është bërë e ditur se ende nuk ka një vendim përfundimtar për kandidaturat në komunat e Gostivarit, Vrapçishtit, Studeniçanit dhe Çashkës, ndërsa vendimet për këto pritet të merren në ditët në vijim.