VMRO-DPMNE-ja ka dalë kundër kryetarit të ASh-së, Arben Taravari

“Arben Taravari ka treguar edhe një herë fytyrën e tij të vërtetë, një njeri që deri vonë e lavdëronte publikisht Hristijan Mickoskin dhe bashkëpunonte me të, sot po e sulmon pa bazë, vetëm sepse është i shantazhuar dhe duhet të këndojë këngën e Ali Ahmetit.

Atij nuk i vinte keq Mickoskit kur ishte në Qeveri. Përkundrazi, ai foli për sinqeritetin, kapacitetin dhe përkushtimin e tij në atë kohë. Por papritmas, kur iu bë presion me disa dosje dhe i erdhën disa përkujtesa, ai vendosi se ishte më e lehtë të vihej në shërbim të BDI-së dhe të bëhej zëdhënësi i tyre.

Edhe pse nuk e mbështesim sjelljen e tij, mund ta kuptojmë: pasi të lejosh veten të kapesh, atëherë duhet të luash lojën e dikujt tjetër. Ashtu si disa zyrtarë të SDS-së dhe kryetari i bashkisë së Shkupit, Taravari tani është vendosur në prehrin e pakëndshëm të Ahmetit, por me sa duket, kur rehatohet, prehri nuk e shqetëson.

Në fund të fundit, nuk do të na habiste aspak nëse Taravari do të vendoste ta ndryshonte emrin në “Ali”, vetëm për t’i treguar shefit të tij të ri se sa i disiplinuar është.

Por fajtori nuk është Ahmeti, por vetë Taravari, i cili nga një njeri me besueshmëri u shndërrua në një simbol të poshtërimit politik.

Populli po vëzhgon gjithçka.

Dhe në fund, të gjithë do të marrin atë që meritojnë”, thanë nga VMRO-ja.