Një dasmë në Turqi është kthyer në tragjedi pasi dhëndri është vrarë aksidentalisht në qytetin Giresun.

Derisa nusja e dhëndri po dërgoheshin në shtëpinë e tyre pas dasmës, dhëndri u plagos nga të shtënat me armë që u gjuajtën për të festuar.

Ai vdiq më pas në spital, raportoi Hurriyet.

Motra e nuses është arrestuar nën dyshimin se ajo shtiu me armën që vrau dhëndrin.