Më 31 korrik 2025, në orën 18:24, në Stacionin Policor Gazi Babë është paraqitur denoncim nga K.D., e cila ka raportuar se në rrugën “Katllanovska” në Shkup, xhami i parë i automjetit të saj “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit ishte dëmtuar nga një gëzhojë endacake e armës së zjarrit.
Autoritetet policore po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS