Një plan i propozuar nga rrethi i presidentit amerikan, Donald Trump synon ndalimin e luftimeve në Ukrainë, me njohje të territoreve të pushtuara dhe lehtësim të sanksioneve ndaj Rusisë.

Një ofertë e fshehtë për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës, e iniciuar nga rrethi i Trumpit është zbuluar nga media polake Onet.

Sipas raportimit, propozimi i është dërguar Moskës dhe thuhet se është koordinuar me disa fuqi evropiane.

Sipas burimeve, oferta nuk parashikon një marrëveshje paqeje të plotë, por një armëpushim afatgjatë, me kushte që janë potencialisht të favorshme për Rusinë.

Më poshtë janë pikat kryesore të propozimit:

Armëpushim, jo paqe: Luftimet do të ndaleshin, por statusi ligjor i territorit do të mbetej i pazgjidhur.

Njohje de facto e territorit të pushtuar nga Rusia, ndërsa bisedimet zyrtare për statusin përfundimtar do të shtyhen për 49 deri në 99 vjet.

Lehtësimi i sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë rikthimin e eksporteve të naftës dhe gazit në Bashkimin Evropian.

Asnjë premtim për moszgjerimin e NATO-s, një çështje kyçe për Moskën.

Vazhdimi i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, që sipas burimeve raportohet se është e pranueshme për Rusinë.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Kremlini do ta pranojë këtë ofertë, ndërsa reagimet nga Ukraina dhe vendet e tjera perëndimore ende nuk janë bërë publike.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur zgjedhjet presidenciale në SHBA po afrojnë dhe politika e jashtme amerikane është në fokus të debatit publik dhe diplomatik.

Ndryshe, Trump pritet që shumë shpejt ta takojë presidentin rus, Vladimir Putin.