Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga presidenti amerikan Donald Trump.
Të dy shtrënguan duart përpara se Trump ta ftonte Zelensky-n brenda, për bisedimet e shumëpritura mbi përfundimin e luftës me Rusinë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjedhur disa nga zyrtarët më të lartë të SHBA-së për ta shoqëruar në takimin e tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Grupi përfshin nënpresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio, shefen e stafit të Shtëpisë së Bardhë Susan Wiles, të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff dhe të dërguarin e posaçëm Keith Kellogg.
Ata pritet të takohen me Zelenskyy-n, si dhe me disa nga liderët kryesorë të Evropës, përfshirë krerët e shteteve të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Finlandës. Në takim do të marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ndërsa presidenti Donald Trump po mirëpriste Volodymyr Zelensky-n, një gazetar e pyeti se cili është mesazhi i tij për ukrainasit.
“Ne i duam ata,” tha Trump, para se të hynte në ndërtesë së bashku me të ftuarin e tij.