Zelensky tha “faleminderit” 8 herë, në fjalën hapëse gjatë takimit të tij me presidentin Trump (VIDEO)

Gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tërhoqi vëmendjen jo vetëm për qëndrimin e tij, por edhe për mirënjohjen e shprehur në mënyrë të përsëritur.
Në fjalimin e tij të hapjes, Zelensky tha “faleminderit” plot tetë herë, kryesisht drejtuar presidentit Donald Trump, por nuk harroi as Zonjën e Parë, Melania Trump për një letër mbi fëmijët e rrëmbyer në Ukrainë.
Ai gjithashtu falenderoi partnerët ndërkombëtarë që mbështesin vendin e tij, duke përmendur Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.
Gesti i përsëritjes së falenderimeve u duk si një shenjë e vlerësimit të thellë për përpjekjet diplomatike dhe mbështetjen ndërkombëtare.
Veshur me kostum të zi dhe pa kravatë, Zelensky u shfaq më formal sesa gjatë vizitës së tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, duke fituar komplimente edhe për dukjen e tij elegante.
Zelensky said “thank you” or “thanks” 8 times in the first minute of his meeting with Trump. pic.twitter.com/yb2QtPECqm
— Clash Report (@clashreport) August 18, 2025